6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Hoti: Qeveria e ka humbur rrugën, dëshiron ta rrëzojë veten

- Advertisement -

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se shkëputja e kontratës kolektive nga MASHTI është joligjore.

Kështu ka deklaruar Hoti në Facebook, ku ka shtuar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka humbur rrugën, shkruan lajmi.net.

Tutje ai ka shtuar se, qeveria konfrontohet me aleatët për targa, konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre, konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

Postimi i plotë:

SHKËPUTJA E KONTRATËS KOLEKTIVE NGA MASHTI ËSHTË JOLIGJORE

Arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi.

Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën. Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit