18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Hoti: Nuk ka kuptim Kosova të arrijë marrëveshje me Serbinë, derisa është pezull çështja e të zhdukurve

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, thotë se ka dërguar shkresë për kërkesë të arkivave, një prej arkivave të zonës së Drenicës që nuk kanë marrë përgjigje nga Serbia.

“Po mbahet një takim me 31 janar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, takimi mbahet në Gjenevë, mirëpo unë dua të shtoj që takimi është, takim që ne e quajmë të jashtëzakonshëm apo një takim jo i rregullt dhe i njëhershëm. Ky takim ka ardhë si rrjedhojë e kërkesave tona dhe të vazhdueshme prej datës 2 maj kur është aprovu deklarata për personat e zhdukur apo edhe aneksi i 18 marsit, pastaj me datën 1 qershor ne kemi dërguar një shkresë me kërkesë të arkivave. Një prej arkivave për zonën e Drenicës dhe nuk kemi pranuar asnjë përgjigje”, deklaroi Hoti.

I ftuar në emisionin “Ditari” ai tha se edhe në takim me Lajçak është diskutuar disa herë Serbia nuk është duke e zbatuar deklaratën.

Tutje ai shtoi se do të ketë një takim që ndërmjetësohet nga Kryqi i Kuq që t`i parashtrojnë kërkesat e tyre, përderisa siç tha ai, janë bërë 8 muaj që nuk kanë marrë përgjigje nga pala serbe.

“Në rrjedhojë të kësaj ne kemi dërguar edhe disa shkresa ndaj Brukselit që të realizohet Lajçak edhe në takime me z.Lajçak është diskutuar disa herë që Serbia nuk është duke i zbatuar deklaratën. Është paraparë meqenëse nuk kemi marrë përgjigje është bërë 8 muaj nga pala serbe, të shkojmë në këtë takim që ndërmjetësohet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe të parashtrojmë kërkesat tona të njëjta, dmth janë të përafërta. Përveç të tjerash është shkresa ime e datës 1 qershor për hapjen e arkivave të brigadës së 37, riklasifikimi i saj, përveç kësaj ne kemi disa kërkesa, disa diskutime apo debate”. tha Hoti.

Derisa theksoi, se nëse Serbia nuk pranon të jep këto informacione, janë disa dokumente që do t`i dërgohen z.Lajçak dhe Shteteve Anëtare.

“Nëse Serbia s’ka pranuar me i dhënë këto informacione që po kërkojmë ne, ne së paku i kemi disa dokumente që do t`ia dërgojmë  z.Lajçak dhe ato të dërgohen tek shtetet anëtare”, theksoi Hoti.

Ndryshe, Hoti tha se nuk ka asnjë lloj kuptimi që Kosova me arrit marrëveshje përfundimtare, përderisa çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë pezull.

“Nuk ka asnjë lloj kuptimi që ne me arrit në marrëveshje përfundimtare me Serbinë përderisa çështja e personave të zhdukur është pezull”, deklaroi Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit