28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti e Sveçla shkojnë në IPK: Flasin për trajtimin e ankesave të qytetarëve

- Advertisement -

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi Hodaj e informoi Kryeministrin Kurti për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës, thuhet në njoftimin e IPK-së.

“Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet  si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor”.

“Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo ishte vizita e parë e Kryeministrit Kurti në IPK i cili falënderoi zyrtarët për pritjen duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit