8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Hoti: Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi, punësim e të ardhura

- Advertisement -

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se si pasojë e mosrishikimit të buxhetit për vitin 2022, vendi do të pësojë në ekonomi, punësim dhe të ardhura.

“Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria”, ka shkruar Hoti.

“Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen”, shkruan Hoti.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij:

Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura

Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria.

Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen.

Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme.

Në vijim është lista e disa prej projekteve kapitale me ralizim shumë të ultë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit