26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hoti ka disa fjalë përpara Kuvendit zgjedhor të LDK-së

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar lidhur me Kuvendin e dhjetë zgjedhor të LDK-së, që pritet të mbahet të dielën në Prishtinë.

Ai ua ka uruar anëtarëve dhe mbështetësve të LDK’së kuvendin e dhjetë.

“Urime Kuvendi i X anëtarëve dhe mbështetësve. Urime në veçanti atyre që nuk iu ndanë misionit të LDK-së për më shumë se tri dekada.”

Sipas Hotit, vizioni i LDK’së ka mbetur i palëkundur edhe pse vitet nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë kanë ndryshuar.

“Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuarar të Amerikës. Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.”

“Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës”, përfundon postimi i tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit