13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Holanda fiton me lehtësi ndaj Gjibraltarit, Franca mposht Irlandën

- Advertisement -

Holanda dhe Franca kanë fituar ndeshjet e sotme me Gjibraltarin, respektivisht Irlandën e Veriut, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian.

“Tulipanët” mposhtën me lehtësi 3:0 skuadrën e Gjibraltarit, teksa “Gjelat” mposhtën 1:0 skuadrën e Irlandës.

Golat për kombëtaren holandeze u shënuan nga Memphis Depay dhe Nathan Ake.

Sulmuesi i Atletico Madrid realizoi në minutën e 23’, ndërsa qendërmbrojtësi i Man City shënoi në minutën e 50’ dhe 82’ të ndeshjes.

Që nga minuta e 51’ Gjibraltari mbetën me 10 lojtar, pas përjashtimit me të kuq të Walker.

Me fitoren e sotme Holanda pozicionohen në vendin e tretë në grupin B, me tri pikë. Kurse Gjibraltari pozicionohen në vendin e fundit me zero pikë.

Franca fitoi edhe ndeshjen e dytë të këtij muaji, në rrugëtimin e tyre për një vend në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Benjamin Pavard ishte ai i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Mbrojtësi i djathtë i Bayernit pas një gjuajtje fenomenale, shënoi një supergol në minutën e 50, të ndeshjes.

Franca pas kësaj fitore pozicionohen në vendin e parë të grupit B, me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda kanë zero pikë në vendin e katërt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit