-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Historike: Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës thyen rekordin si skuadra me më së shumti ndeshje pa humbje

- Advertisement -

Bayer Leverkusen ka bërë historinë, duke regjistruar ndeshjen e 49-të pa humbje në të gjitha garat.

Skuadra gjermane jo vetëm që fitoi kampionatin gjerman për herë të parë në histori, por arriti edhe të kualifikohet në finalen e Ligës së Evropës dhe të Kupës së Gjermanisë.

Leverkusen me këtë barazim të vonshëm ndaj Romës, regjistruan ndeshjen e 49-të pa pësuar humbje.

Kësisoj, klubi i drejtuar nga Xabi Alonso vendos rekord historik, duke thyer rekordin edhe të Benficas, që e mbante mes dhjetorit 1963 deri në shkurtin e 1965, ku kishin regjistruar plot 48 ndeshje pa humbje.

Në këtë rrugëtim, rol kyç padyshim ka luajtur edhe Granit Xhaka duke ndihmuar skuadrën e tij që deri më tani të shënojë plotë 136 gola.

Përndryshe, për Leverkusenin puna ende s’ka mbaruar ngase duan edhe dy titujt e radhës, për të kompletuar het-trikun e trofeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit