Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka rikthyer në vëmendje dëshminë e ish-diplomatit amerikan Kristofer Hill në Hagë, lidhur me pretendimet për përfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në tortura dhe vrasje.
Mustafa ka rikujtuar se Hill, gjatë dëshmisë së tij, kishte deklaruar se pretendimet e tilla për Thaçin i kishte dëgjuar vetëm nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq dhe nga askush tjetër.
Në reagimin e tij, Mustafa ka theksuar se, sipas tij, edhe sot vazhdojnë të jenë të pranishme mbetje të së njëjtës frymë politike.
“E vërteta duhet të ndriçohet, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë pa u ndikuar nga propaganda dhe interesat politike”, ka shkruar Mustafa.
Ai e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Ne do të fitojmë mbi të keqen!”.






