28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hilja e re e kundërshtimit të vjetër, Vuçiqi mëson qeverinë e vet si ta pengojnë Kosovën në KiE me “zotimet” e Kurtit

- Advertisement -

Janë bërë plot 11 vjet që kur Serbia – tekstualisht e kontraktualisht – e ka të nënshkruar të mos e pengojë dhe të mos e inkurajojë dikë tjetër të pengojë integrimin e Kosovës në institucione evropiane. Kjo qysh në Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Udhëheqin Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të dakordësuar më 2013 (Neni 14).

Për më tepër, në Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit (2023) kjo mospengesë e Kosovës është çuar edhe në nivel tej-kontinental; në sferën mbarë-ndërkombëtare të institucioneve (Neni 4).

Por, se Serbia s’e ka ndërmend t’i qëndrojë kësaj, bëhet ditë e më ditur.

Me t’u proceduar aplikacioni i Kosovës si i tillë, për t’u kaluar për votim në Asamblenë Parlamentare, Beogrdi zyrtar veçse ka nisur (disa thonë bllof) kërcënimet me largim nga KiE dhe me “përgjigje adekuate” në rast të anëtarësimti të Kosovës.

Por, tashmë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq hiç më larg se sot bëri të ditur një të-ashtuquajtur ‘strategji të re’ se si duhet qeveria serbe ta luftojë anëtarësimin e Kosovës në KiE: me një “ekip emergjent” me një diskurs më ndryshe se më parë.

Thirri seancë të jashtëzakonshme të qeverisë së vet, për t’ua kumtuar se çfarë duhet të thonë e ku duhet ta thonë.

Duhet të ndërroni qasjen”, iu drejtua ai qeveritarëve serbë të cilët në tërësi janë krejt vartës të tij në partinë-shtet dhe shtet-partinë që drejton.

Ju nuk mund thjesht të thoni ‘ata (Kosova) s’janë shtet’ sepse do t’ju tonë ‘e po, për ne 27 është’. Prandaj, në këtë kuptim s’kemi shans”, u ligjëronte sot ministrave të tij Vuçiqi.

Por ama, vazhdonte ai, “për këtë nuk duhet të keni turp, sepse keni një argument”. Cilin argument?

Argumentin që ata rrjedhimisht kanë ndryshuar pasi i bënë përshtypje (Dora) Bakoyanis-it, për themelimin e Asociacionit”, u tha ai.

E ky “argument kyç që duhet ta përdorni”, shprehej Vuçiqi para tyre, “është që të thoni se Prishtina nuk e ka ndërmend ta themelojë Asociacionit

Çka u “zotua” Kurti?

Këto zotime kanë të bëjnë me një sërë kushtesh të nënvizuara nga Bakoyanis që autoritetet kosovare duhet (dhe që janë zotuar se do) t’i përmbushin me t’u anëtarësuar në KiE.

Më me peshë ndër ta qëndrojnë (hapa të prekshëm progresi drejt) themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe adresimi i shqetësimeve me një numër (118 parcela) shpronësimesh në veri.

Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis – nga i cili kryekëput varet githçka në procedimin tutje drejt anëtarësimin në KiE – ajo e shkruan sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se vetë aplikimi i Kosovës, vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb, e cila në marrëveshje është e bazuar në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht të njohur ndryshe edhe si Karta Evropiane për Autonomitë Vendore.

Teksa Bakoyanis thotë se tashmë për këtë institucion ka një draft-Statut “të cilin kryeministri ma konfirmoi se është i gatshëm ta nënshkruajë” ajo një pasazh më poshtë thotë se “themelimi i Asociacionit duhet të jetë lart në konsideratën në ardhje të Komitetit të Ministrave rreth aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Nuk ka nevojë të thuhet”, shkruan Dora Bakoyanis në raportin e saj, “që themelimi i Asociacionit do të peshojë rëndë në hartimin e rrugës evropiane për Kosovën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit