7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Hidhen dyshime rreth konkursit për guvernator të BQK-së

- Advertisement -

Pas publikimit të listës së ngushtë me katër kandidatë për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, shoqëria civile dyshon se procesi nuk ka pasur transparencë të plotë. Lëvizja FOL thotë se nuk ishte lejuar të bëjë monitorimin pas refuzimit të saj për të nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit. Në anën tjetër, nga BQK-ja kanë thënë procesi është përcjellë me transparencë të plotë. Sipas BQK-së, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e guvernatorit, ka përcaktuar listën e ngushtë të kandidatëve për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Proces jotransparent është vlerësuar konkursi për zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës.

Nga shoqëria civile kanë thënë se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur indikacione për mungesë të transparencës, pasi nuk dihet as si është bërë vlerësimi i katër kandidatëve që kanë hyrë në listën e ngushtë për këtë pozitë

Monitoruesja në Lëvizjen FOL, Viona Bunjaku ka thënë se si pasojë e kësaj nuk kanë të dhëna për këta kandidatë që pritet të votohen nga Kuvendi i Kosovës.

Edhe profesori universitar, Ujkan Bajra ka thënë se në rastet e rekrutimit të zyrtarëve të lartë është shumë i rëndësishëm procesi i monitorimit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje me shkrim ka thënë se procesi ka qenë transparent, pasi është mbështetur dhe monitoruar drejtpërdrejtë nga projekti i Ambasadës britanike.

Sipas tij, nënshkrimi i formës së konfidencialitet është kërkuar për shkak të ndjeshmërisë së procesit për rekrutimin e guvernatorit të BQK-së.

“Po ashtu, Paneli ka miratuar të gjitha kërkesat për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Guvernatorit të organizatave të shoqërisë civile, të parashtruara me kohë. Njëherësh, të njëjtave organizata u janë dërguar ftesat, orari i intervistimit dhe numri i lejuar i pjesëmarrësve që mund të dërgojnë ato për monitorim të intervistave, si dhe u janë dërguar procedura dhe forma e konfidencialitetit, e cila është dashur të nënshkruhet nga të pranishmit individualë në vendin e mbajtjes së intervistave.”, tha Kushtrim Ahmeti – Zëdhënës i BQK-së.

Ndryshe, në listën e ngushtë për guvernator të BQK-së, janë përzgjedhur Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj, e cila listë do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim./Kanal10

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit