6 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

“Hetimet” ndaj Radojiçiqit pas sulmit në Banjskë, avokati serb: E gjithë procedura është ‘fake’

Ndonëse mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, lideri i grupit paramilitar të 24 shtatorit që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, u lirua nga masa e ndalimit prej 48 orësh më 4 tetor. Radojiçiq pranoi se ai organizoi gjithçka rreth sulmit. Sipas avokatit serb, Borivoje Boroviq, i cili ka folur për nova.rs, e gjithë kjo ka një shpjegim: “e gjithë procedura e hetimeve është ‘fake’”.

Marrja e përgjegjësisë për sulmin terrorist dhe paraushtarak të 24 shtatorit që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë nuk i mjaftoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas njoftimeve të mediave serbe, Radojiçiqit megjithatë i është ndaluar të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Milan Radojiçiq ishte intervistuar për vepra që lidheshin me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.

Avokati serb Borivoje Boroviq ka thënë për mediumin serb se beson se hetimi pengohet nga fakti se e gjithë procedura është e montuar.

“Besoj se do të vonohet sepse, jam i sigurt, nuk kanë as procesverbal të hetimeve nga Kosova, as dëshmitarë, deklaratat e të cilëve mund t’i përdorin kundër Radoiçiqit, as nuk kanë armë, e lëre më disa vërtetime nga prokuroria aty për sendet e konfiskuara, kështu që hetimi është i pakuptimtë që në fillim. Nëse nuk ka bashkëpunim me personat nga vendi i ngjarjes, atëherë hetimi nuk mund të bëhet, jam absolutisht i sigurt se nuk do t’i marrë asnjëherë, kështu që procedura ka filluar duke e ditur se nuk do të dilte asgjë, domethënë kjo është falsifikimi i procedurës”, ka deklaruar Boroviq.

Që nga dita e lirimit, pavarësisht presionit ndërkombëtar, nuk dihet asgjë rreth hetimeve ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, e aq më pak për mundësinë e ekstradimit të tij dhe terroristëve të tjerë në Kosovë.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishe deklaruar se Qeveria e Kosovës do t’i kërkojë Serbisë, përmes partnerëve, që t’i dorëzojë drejtësisë së vendit tonë të gjithë anëtarët e grupit terrorist që arritën të ikin pas sulmit në Banjskë.

Ai po ashtu, ka deklaruar që do të kërkohet edhe ekstradimi i Milan Radojiçiq.

“Në të njëjtën kohë, ne do të kërkojmë nga Serbia – patjetër përmes partnerëve tanë – që të gjithë të plagosurit që kanë arritur të ikin nga Kosova, si dhe ata që kanë ikur pa dëmtime, t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës, duke qenë se vetëm kështu, realisht, mund të sjellim një normalizim të situatës në Kosovë.” – është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit