11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Heqja e masave ndaj Kosovës, Szunyog: Po zhvillohet një diskutim në BE

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në lidhje me heqjen e masave ndaj Kosovës, të vendosura që më shumë se një vit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Szunyog tha se këto masa janë vendosur si reagim ndaj situatës së majit të vitit 2023 në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se tani është duke u zhvilluar një diskutim në BE në lidhje me heqjen eventuale të masave.

“Nuk e di se nga vjen kjo narrativë e votimit dhe mosvotimit, por kjo deklaratë u pajtua qartë nga 27 shtete anëtare. Gjëja e dytë është se padyshim e njëjta gjë vlen edhe për heqjen eventuale të masave. Kjo duhet të miratohet nga 27 shtete anëtare. Po zhvillohet një diskutim midis 27 shteteve anëtare dhe shpresoj se shumë shpejt do të gjeni marrëveshje për këtë. Por përsëri, qëndrimet tona për këtë ishin shumë të qarta dhe është qëndrim i 27 shteteve anëtare që në fillim, dhe ai do të përfundonte me qëndrimin e përbashkët të 27 shteteve anëtare”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit