Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se sot Komisioni për Legjislacion sot në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtojë dekretin e Presidentes për Ligjin për Speciale dhe se më pas pritet që ky Ligj të shkojë në seancë.
“E kemi ftuar Komisionin me nënshkrimin e deputetëve të Aleancës, PDK’së dhe nga Grupi Multietnik. Pritet që të shkojë Ligji në seancë dhe prej aty marrim vendimin e merituar. Nuk guxojmë të humbim kohë”, tha Tahiri.
Ndërkohë, Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi për procedurën që duhet ndjekur në ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pavarësisht pajtueshmërisë për t’i bërë disa ndryshime në ligj.
Ligji u kthye në Kuvend nga Presidentja Justina Shiroka Pula, me kërkesë të PDK’së, duke shkaktuar një situatë të paqartë se si të veprohet tutje.
Juristët kanë qenë të ndarë se si të veprohet me ligjin – nëse mund të bëhen ndryshimet në Komision e pastaj të votohet në seance apo të votohet rrëzimi i vendimit të Presidentes për kthimin e ligjit e pastaj të vazhdohen procedurat e amendamentimit të tij.
Burime të Gazetës Express thonë se LVV dhe PDK janë pajtuar për opsionin e dytë.
“Sot ligji kalon nga Komisioni në seance plenare ku votohet për rrëzimin e vendimit të Presidentes, e që i bie automatikisht ligji hyn ne fuqi sot”, tha një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti për Gazetën Express.






