Helmimi në Han të Elezit, Policia pritet të intervistojë pronarët e dy lokaleve

- Advertisement -

Dhjetëra persona dyshohet se janë helmuar në qytetin e Hanit të Elezi nga 13.07.2026 e deri më 15.07.2026.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli ka konfirmuar për Indeksonline se prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Ai tha se do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rreth 13:40, Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’. Si rrjedhojë do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin Hani i Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit