9.2 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Haziri: Unë e konfirmova angazhimin e LDK-së, dialogu është e vetmja rrugë

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit më të dërguarin posaçëm të LDK-së, Mirosllav Lajçak është deklaruar dhe ka treguar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri tha se po vazhdojnë të mbahen në terr për shkak të mos zbardhjes se draftstatutit të asociacionit.

“Po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të zbardhjes se dokumentit, mos të bërjes transparent se paku në parime, në angazhime apo në orientime që duhet kryeministri i republikës, si kryengeociator mi ofro deputeteve në çfarëdo forme dhe popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Unë e konfirmova angazhimin e LDK-së, që dialogu nuk ka opsion, dialogu është e vetmja rrugë që t’i zgjedhim problemet më fqinjë tonë verior Serbinë, e cila pas 24 shtatorit ka ndryshuar. Tani jemi në situatën e njëjtë si para 5 jave, ne nënvizuam nevojën e heqjes së largimit të masave ndëshkuese të shteti tonë dhe nevojën që Kosova mos të vazhdojë të dënohet, për shkak të dobësive të Qeverisë dhe të paaftësisë të Qeverisë më nxjerr situatat politike në interes të publikut apo tonë, kjo është çështja që LDK-ja e konfirmojë”, bëri të ditur Haziri./IndeksOnline

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit