11.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Haziri thotë se zyrtarët shtetëror të Kosovës kanë kufizime dhe limite në takime ndërkombëtare

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se zyrtarët shtetëror të Kosovës kanë kufizime dhe limite në takime me liderë të huaj, përjashto dialogun.

Haziri në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, tha se disa eksponentë të Qeverisë duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti, aktualisht takime me liderë ndërkombëtarë kanë vetëm për çështjen e dialogut.

“Zoti Kurti nuk ka takime përveç në dialog për çështje të dialogu, në formate të dialogut, strikt, edhe ajo tash është duke u parë me kujdes për shkak të zgjedhjeve në Evropë. Nuk kanë eksponentë të qeverisë, të Vetëvendosjes, nuk kanë, kanë kufizime, kanë limite, format të takimeve, deri në çfarë niveli mund të takohen, dhe nuk është në numër, nuk është vetëm zoti Kurti, janë edhe disa eksponentë të lartë të Qeverisë”, tha Haziri.

Haziri tha se në data të rëndësishme, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shkojnë nëpër klube të komunitetit, festa të arbëreshëve e takime politike në shtetet e Rajonit.

“A e ke parë ku shkojnë, shkojnë në ditë të rëndësishme, ministra të rëndësishëm shkojnë në Turqi në klube, nëpër klube të komunitetit, shkojnë në festa të arbëreshëve në Itali, shkojnë nëpër takime me partitë politike me i ndihmu shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhje, në Zvicër e Gjermani e nëpër Evropë. Praktikisht, agjenda shtetërore e Kosovës ka rrëshqitë prej Qeverisë, nuk është”, u shpreh Haziri.

I pyetur nëse ka shmangie të takimeve nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Haziri tha se të vetmen që këta të fundit e kanë takuar është Vjosa Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit