22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Haziri: Qeveria – shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në KiE

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar, e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet. Ti e bën hapin, nëse e bën veprimin, ti pranohesh në takim, nëse e bën veprimin… Kjo marrëdhënie është e re, marrëdhënie e kushtëzuar e Kosovës me shtetet në veçanti partnere, ne kemi pasur marrëdhënie të mira… Është dështim, sepse duhet të shihet burimi i problemit. Pse Serbia reagon bën ofensivë, është burim i destabilzimit, kjo është fakt dhe nuk do të ndalet kurrë… “, u shpreh ai.

Ai thekson se largimi i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe suspendimi i Bjellorusisë është bërë derë e hapur për Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit