25 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Haziri për situatën në Kuvend: Është bërë e neveritshme, Kurti ka mendësi të imponimit

- Advertisement -

Lutfi Haziri, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar ngërçin në kuvend, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe liderin e saj Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ka mendësi të imponimit, shkruan Gazeta Express.

Haziri, i ftuar në FRONTAL në T7, ka thënë se situata e tanishme është bërë e neveritshme.

Në dialog politik kurrë nuk ndodh që partneri në bisedime ta imponon emrin, dhe fundja është e drejt e tyre me propozua kanë të jau don qefi. Nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm. Kjo është vlerësimi që e bvën partia e parë se çfarë lloj profili politik don me emërua si kandidat.  Në mendësinë e tij si lider i partisë së parë, është me imponuar dhe ka politikë të aktit të kryer, veprim i njëanshëm, është çështje e mendësisë. Por demokracinë prej partisë tanë në qeveri mundesh me bartë, por s’mundesh me imponua tek të tjerët. ME të thënë të drejtën, përgjegjësia i takon atij që e ka, vetëm me propozuar nuk është e mjaftueshme. Është bë e neveritshme për mua e lërë më për njerëzit’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit