Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh deputet i këtij subjekti politik, ka kritikuar veprimet e Kuvendit për mbylljen e sallës plenare.

Në një deklarim për mediat nga Kuvendit, Haziri tha se “dyert për deputetë” është mirë me qenë të hapura gjithmonë.

“Nuk njoh deputetë nga radha jonë që hyn në atë sallë për motive tjera. Nuk ka pasur tendencë pushtimi, dhe nuk kemi tendencë për të pushtuar sovranitet duke hyrë në sallë për një agjendë politike. Mbyllja e dyerve për neve është mbyllje e të drejtës sonë për të ruajtur sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e kësaj republike. Mbyllja e derës është frikë. Na e kanë mbyllur derën politikisht për bashkëpunim, po e mbyllin derën për dialog, për përfaqësim. Por, ky nuk është problem yni, por i atyre që i kanë vënë çelësat në derë”, u shpreh Haziri.

Të ngjashme

Të fundit