Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

- Advertisement -

Eugen Cakolli, e ka cilësuar si ‘’skandaloze’’ dhe të ‘’papranueshme’’ mbylljen e derës së sallës së kuvendit për deputetët.

Cakolli ka thënë se, kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka kurrfarë autoriteti mbi hapjen, mbylljen apo qasjen fizike në sallë, dhe se, kompetenca e tij kufizohet në drejtimin e punimeve të seancës.

‘’Administrata, ndërkaq, ekziston për t’i mbështetur deputetët dhe për t’ua mundësuar ushtrimin efektiv të mandatit, jo për t’i penguar ata. Prandaj duhet të bëhet menjëherë e ditur kush e mori këtë vendim dhe sipas urdhrit të kujt veproi Administrata. Rasti kërkon llogaridhënie, përgjegjësi institucionale dhe disiplinore, e madje, sipas rrethanave, vlerësimin edhe të çdo përgjegjësie tjetër ligjore’’, ka shkruar Cakolli.

Postimi:

Absolutisht skandaloze dhe e papranueshme që deputetëve t’u mbyllet dera e sallës plenare dhe, rrjedhimisht, t’u pamundësohet fizikisht ushtrimi i funksionit.

Kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka kurrfarë autoriteti mbi hapjen, mbylljen apo qasjen fizike në sallë. Kompetenca e tij kufizohet në drejtimin e punimeve të seancës. Administrata, ndërkaq, ekziston për t’i mbështetur deputetët dhe për t’ua mundësuar ushtrimin efektiv të mandatit, jo për t’i penguar ata.

Prandaj duhet të bëhet menjëherë e ditur kush e mori këtë vendim dhe sipas urdhrit të kujt veproi Administrata. Rasti kërkon llogaridhënie, përgjegjësi institucionale dhe disiplinore, e madje, sipas rrethanave, vlerësimin edhe të çdo përgjegjësie tjetër ligjore.

Këto pamje nuk i përkasin një shteti demokratik. Tek e fundit, salla plenare i përket vetëm dhe vetëm deputetëve të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit