Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se mospjesëmarrja e partisë në veprime të caktuara, pa kundërshtim, është pjesë e rolit politik që LDK-ja ka pasur në këtë proces.
Haziri tha se LDK-ja nuk e ka kundërshtuar rezolutën, duke e mbështetur atë si shprehje të vullnetit të përbashkët politik.
“LDK-ja nuk e ka kundërshtuar. Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët. Në rezolutë shprehet vullneti politik. Por kur vijnë këto veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të gjithë dhe të ndërtojë bashkëpunim për çështjet me interes për Republikën e Kosovës.
“Ne e ruajmë atributin e partisë institucionaliste deri në fund, kjo është vlerë politike, nuk është dobësi”, tha Haziri.






