10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haziri: Buxheti i Komunës së Gjilanit po dështon shkaku i ekzekutivit, jo i Kuvendit

- Advertisement -

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie. Në konferencën e mbajtur në selinë e LDK-së në Gjilan, ai tha se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit.

“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjetër nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit