Paralajmërimin për reduktim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë e dha shefi i NATO-s Mark Rutte.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e sheh pozitiv këtë zhvillim pasi thotë se disa nga përgjegjësitë nga Aleanca veri-atlantike mund t’i kalojnë FSK-së.
Pavarësisht kësaj, Kastrati bën me dije se ushtarët e Kosovës po përballen me kushte të pafavorshme, për çka edhe po e braktisin atë. Madje ish-komandanti kundërshtoi formimin e një formacioni të ri ushtarak nga qeveria në detyrë.
Këto komente, Kastrati i bëri në “Info Magazine” në Klan Kosova, në ditën kur u shënua 27 vjetori i heqjes së armëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ky nuk e quajti demilitarizim por transformim në Trupa Mbrojtëse të Kosovës.
Ndiqni kronikën në vazhdim:






