5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Hazard drejt transferimit në Serie A?

- Advertisement -

Eden Hazard duket se po kalon sezonin e tij të fundit te Real Madridi.

Pavarësisht se belgu ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm, fakti që ai nuk është pjesë e planeve të klubit mund ta shtyj drejt largimit në verën e këtij viti.

Serie A shihet si destinacioni i radhës për Hazardin, pasi për të kanë shprehur interesim dy klube të mëdha italiane.

“Calciomercato” ka raportuar se 32-vjeçari është mes Juventusit dhe Milanit.

Për shitjen e ish-reprezentuesit belg thuhet se Real Madridi kërkon së paku 15 milionë euro.

Hazard ka bërë vetëm shtatë paraqitje në total në këtë sezon, teksa me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Eden Hazard është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019. Ai deri tash ka regjistruar në total 73 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe shtuar 11 asistime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit