7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Haxhiu: VV-ja dhe Kurti bëjnë fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se VV-ja bashkë me Kurtin vazhdimisht kërkojnë heronj që mbi gjakun e tyre të qëndrojnë në pushtet.

Në një postim të bërë në Facebook, ai tha se edhe në ditën e përkujtimit të Afrim Bunjakut, ata u përkujdesën që të bëjnë edhe video sponsorizuese të cilat siç thotë ai zbehin lavdinë e Bunjakut.

Tutje ai shkruan se pushteti bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet ashtu siç vepruan me gjakun e Mon Balajt, Arben Xheladinit, Astrit Deharit.

“Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që perdorin gjakun e heronjve për poena politik”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

LVV bashkë me Albin Kurtin, vazhdimisht kërkojnë heronj që mbi gjakun e tyre të qëndrojnë në pushtet.

Në ditën e përkujtimit të heroit Afrim Bunjaku, janë përkujdesur që të bëjnë video sponzorizuese elektorale, ku zbehin lavdinë e Afrim Bunjakut.

Si nuk kanë turp që në këtë ditë të bëjnë video për t’i linçuar oponentët politik shqiptarë?

Bëjnë fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet ashtu siç vepruan me gjakun e Mon Balajt, Arben Xheladinit, Astrit Deharit.

Kush janë oponentët politik për të cilët po flet LVV-ja në videon linçuese?

Për luftëtarët e UÇK- së që e çliruan Kosovën dhe e shpallën shtet të pavarur?!

Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që perdorin gjakun e heronjve për poena politik.

Ne e çliruam Kosovën cep me cep dhe asnjeherë nuk bëm video kundër këtyre frikacakëve që nuk patën zemër për ta mbrojtur vendin me pushkë.

Liria e Kosovës nuk erdhi vetvetiu, erdhi falë luftës dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, nga të cilët u frymëzua Afrim Bunjaku.

E turpshme nga ana e VV-së që vazhdon t’i përdorë dëshmorët, heronjët për poena politik, për fushatë zgjedhore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit