14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunë në familje “Qendra për Mirëqenien e Gruas” në Pejë, ku është takuar me drejtoreshën, Ardita Bala.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu është njoftuar me punën, shërbimet që ofrohen për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre dhe kurset që ofrohen me qëllim të aftësimit profesional.

“Ministrja Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar maksimalisht që të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre të kenë shërbimet e nevojshme dhe të domosdoshme gjatë qëndrimit të tyre në këto institucione”, njofton Ministria e Drejtësisë.

“Si asnjëherë më parë strehimoret kanë vëmendjen e shtetit. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet emergjent dhe është shtuar buxheti për mbështetjen e OJQ-ve, në 1 milion e gjysmë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit