Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Shpresojmë të kthehemi me medalje

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot sportistët e Kosovës që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar gjatë Lojërave Mesdhetare në Taranto.

Haxhiu bëri të ditur se këtë vit Fshati Mesdhetar është organizuar në një formë të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.

Gjatë vizitës, ajo takoi nga afër sportistët kosovarë dhe bisedoi me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.

“Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka uruar suksese sportistëve, duke shprehur shpresën që puna e tyre të shpërblehet me rezultate të mira dhe medalje.

 

https://www.facebook.com/share/p/1F8zuHt6pX/

Të ngjashme

Të fundit