Haxhiu u takua me Presidententen e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova

- Advertisement -

Në vazhdën e takimeve me drejtues shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u prit në takim nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën zhvilloi një bisedë të frytshme për bashkëpunimin ndërmjet dy republikave.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë, për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve.

Kryetarja Haxhiu tha se lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve.

“Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, theksoi Kryetarja Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit