6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Haxhiu thotë se rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë ishte kundër ligjit, e harron vendimin e Kushtetueses

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me javën e aktivizimit kundër dhunës në familje.

Megjithatë, Haxhiu është pyetur edhe për vendimin e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial që ta reduktojnë punën, pas uljes së pagave për gjyqtarë e prokurorë.

Haxhiu ka thënë se vendimi për rritjen e pagave ishte kundërligjor, por nuk e ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018 që kishte vlerësuar se nuk ka shkelje.

“Për një vendim të paligjshëm që qeveria e ka shfuqizuar dje. Qëllimi i të dyjave këtyre ligjeve është që të bëhet reforma në administratën publike, dhe të kemi paga të barabartë, dinjitoze për të gjithë. Që të mos priviligjohet askush. Qëllimi atëherë ka qenë t’ia rrisin pagën vetves, dhe ata nuk kanë qenë në dijeni se kjo ndikon në rritjen e pagave të sistemit të drejtësisë. Kur ka qenë konflikt i interesit, e kemi dërguar në AKK. Kemi dorëzuar edhe kallëzim penal, dhe unë nuk jam ftuar asnjëherë. Pse ndoshta do të duhej t’i bëhej Prokurorisë Speciale”, tha Haxhiu.

“Ligji i Pagave rrit pagat për gjyqtarët e prokurorët, dhe nuk mund ta mbajmë në jetë një vendim që është i paligjshëm. Bashkëpunimet: për shkak të reformave ky është përcjellur me probleme të ndryshme, kemi nisur Vettingun e kanë bojkotuar. Duhet të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve. Nuk kuptoj qasjen e KGJK dhe KPK, dhe i ftoj të vazhdojnë punën, e të mos punojnë për interesa personale por për interesa të qytetarëve”, theksoi Albulena Haxhiu.

Ndryshe, në Gjykata e Prokurori sot është punuar vetëm për raste urgjente.

Për ndërhyrje ke qeveri që nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë. Ka gra që kanë humbur jetën pasi sistemi nuk e ka kryer punën, rritja e pagave nuk e ka shtuar punën. Kritikat e tyre janë të pabaza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit