6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Haxhiu: ShKK konsiderohet si institucion për burra, ne e kemi ndryshuar atë, tani janë 72 gra të punësuar

- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e radhës të Grave për Vetëvendosje, ka thënë se gjatë mandatit të saj janë bërë shumë punë te mira që prekin gjithë përfshirjen e vajzave dhe grave.

Haxhiu ka përmendur dhe disa institucionet që janë konsideruar si punë të burrave, njëra ndër to është Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas saj gjatë qëndrimit të saj krye të detyrës, janë punësuar 72 gra.

“Pavarësisht që sot është ditë e diel e di që shumë nga ju keni shtyrë diçka të rëndësishme, te dielat gratë janë të angazhuar me punë rreth familjes. Gratë janë te stër ngarkuar me punë, ne e dimë që kemi shumë beteja prapa vetës. Jam e vetëdijshme që kur hapet kjo temë thuhet se bëhet për viktimizim. E rëndësishme është që kur ankohemi shumë duhet t’ia themi vetës që ankohemi shumë pak. Janë bërë shumë punë të mira që prekin direkt vajzat dhe gratë që prekin drejtë për drejtë mirëqenien tuaj. Mbi 136 akte të miratuara, 29 marrëveshje të miratuara 145 milionë euro të kursyera. 200 mijë euro për fëmijët pa kujdesje prindërore. Janë ulur 25 për qind shërbimet materiale”, ka thënë Haxhiu.

“Shërbimi Korrektues është konsideruar deri vonë si institucion që duhet të punësuar vetëm burrat gra tashmë ne e kemi ndryshuar atë dhe janë 72 gra janë punësuar, kur në vitin 2018-2021, kanë qenë vetë 16 gra. Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, kemi miratuar reformën për Këshillin Prokurorial. Në javën e ardhshme si të dërgojmë pakon e dytë të ligjeve që ndërlidhen reformës në drejtësi. Kemi miratuar paketën ligjore anti korrupsion, kemi mundësuar ekipe për të hulumtuar hetime të ndjeshme. Sa i përket luftës kemi miratuar ligjin për dokumentimin e krimeve të luftës me qëllim të adresimit she dokumentimit të krimeve. Ne besojmë në angazhimin tonë në barazinë shoqërore dhe gjinore”, ka theksuar Haxhiu.

“Sa i përket reformës në drejtësi, më lejoni të iu tregoj se e kemi finalizuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë, siç pritet edhe të votohen”, përfundoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit