Haxhiu: Rizgjedhja e Abdixhikut hap rrugën për vazhdimin e takimeve për presidentin

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik.

Ajo theksoi se nuk është në mandatin apo përgjegjësitë e saj të komentojë proceset e brendshme të LDK-së, por nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve.

Sipas Haxhiut, nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjitha palët për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës së Kosovës.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pasë një mbledhje të LDK-së dje. Pra, lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë të pezulluara deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së. Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë. Pra, ato të fillojnë dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu. /eo

Të ngjashme

Të fundit