Haxhiu: Regjistrimi i deputetëve nis më 3 gusht, seanca konstituive më 6 gusht

- Advertisement -

Kryeparlamentarja njëherit ushtruesja e detyrës së presidnetes së vendit Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje lidhur me takimin me përfaqësuesit e partive politike, duke konfirmuar hapat e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu bëri të ditur se, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 8 korrik, është thirrur seanca e parë e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën.

“Më 8 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Në bazë të kësaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, në kuadër të kësaj, thirri mbledhjen e parë të Kuvendit. Në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00.

Rendi i ditës i seancës konstituive, sipas Rregullores, ka katër pika:  Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e e kourumit dhe të mandateve, Shqyrtimi i raportit të tij, Betimi i deputetëve, dhe Zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Administrata e Kuvendit ka përfunduar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve dhe, siç e dini, regjistrimi i deputetëve do të bëhet më: 3 gusht për Lëvizjen Vetëvendosje, 4 gusht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe 5 gusht për Aleancën dhe deputetët që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu. /eo

Të ngjashme

Të fundit