Haxhiu reagon ashpër ndaj deklaratave të deputetit Azemi

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke i cilësuar ato si “skandaloze”, raporton Scanner.

Haxhiu ka thënë se Azemi, i dënuar nga gjykata për vepër penale, ka ofenduar rëndë duke e quajtur “argat të Serbisë” gjyqtarin Kushtrim Mustafë Shyti, i cili është djali i dëshmorit Mustafë Shyti.

Sipas Haxhiut, kjo deklaratë përbën fyerje të rëndë jo vetëm ndaj gjyqtarit, por edhe ndaj familjeve të dëshmorëve, duke rikujtuar se Mustafë Shyti ishte mësues, poet, i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së, i rënë në vijë të frontit gjatë luftës për lirinë e Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje Azemit që të sqarojë publikisht deklaratën e tij dhe ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të trajtojë edhe këto deklarata, duke vlerësuar se vendimi i shkallës së parë “nuk ka prodhuar efektin e duhur”.
Haxhiu e ka përfunduar reagimin e tij duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç është shprehur ai, “poshtërsi pa kufi”.

Reagimi i plotë:

Skandaloze!

Egzon Azemi, deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, i dënuar sot nga gjykata për vepër penale, e quan “argat të Serbisë” djalin e dëshmorit Mustafë Shyti, gjyqtarin Kushtrim Mustafë Shyti.

 

Poshtërsia e LVV-së nuk ka kufi.

 

Dil e tregona, Egzon Azemi, qysh djali i dëshmorit qenka argat i Serbisë?!Babai i gjyqtarit Kushtrim Shyti, mësuesi, poeti Mustafë Shyti, i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së, ka rënë dëshmor në vijë të frontit duke luftuar Serbinë, që Kosova të jetë e lirë.

P.s.

Tregoj popullit qysh janë familjet e dëshmorëve argat të Serbisë, e ti me Manxhuken patriota, qysh?

 

duhur.https://www.facebook.com/share/p/1Ha3JFGTVC/

Të ngjashme

Të fundit