Gazetari Baton Haxhiu deklaroi në Pressing se pushteti aktual po e keqpërdorë AKI-në.
Sipas gazetarit Haxhiu, Dejona Mihali e ka logjikën e kapjes së shtetit nga shërbimet sekrete.
“Ligji për Byronë ka qenë një skandal i veçantë në formulimet që i ka pas, nëse nuk kanë mundur ta ndërtojnë një rrëfim të tillë përmes atij ligji ose disa ligjeve atëherë kanë fillu përmes kësaj autokracie të fshehtë – përmes shefave të AKI-së…”, tha Haxhiu.
Ju po besoni që pushteti po e përdor AKI-në, u pyet Haxhiu në Pressing.
“Absolutisht nuk kam asnjë dilemë për arsye se të zbulohen gjëra të tilla, të dalin emra, dhe të mos reagojë një njeri çfarë është Albin Kurti e Dejona Mihali…Znj.Mihali ka karakteristikat e punës së shërbimit, nuk i ka karakteristikat instutucionale të një punëtoreje që i shërben demokracisë. Ajo e ka logjikën e ndërtimit të autokracisë së fshehtë, ajo e ka logjikën e kapjes së shtetit nga shërbimet sekrete, për arsye se ajo vetë ndërhyn-krijon e bën gjëra të tilla”, u shpreh gazetari Haxhiu në Pressing.