Haxhiu priti në takim kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam

- Advertisement -

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kongresit Amerikan ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se për popullin e Kosovës kjo mbështetje ka pasur rëndësi historike, politike dhe njerëzore.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, theksoi U.d. Presidentja Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e tij të qartë ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s, si dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike.

U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu praninë e kongresistit Subramanyam në këtë delegacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.

Në takim, U.d. Presidentja Haxhiu tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane dhe dëshiron ta nderojë këtë miqësi duke qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara si partnere e besueshme për paqe,

Të ngjashme

Të fundit