Haxhiu pret në takim përfaqësuesin e ri të BE-së, Schübel: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian

- Advertisement -

U.D e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën dhe njëherësh Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schübel, të cilët i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Haxhiu dhe Schubel kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, reformat si dhe bashkëpunimin e mëtejmë me BE-në.

Ajo ka theksuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i palëkundur dhe se vendi mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian.

“Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Evropian dhe pret që ky bashkëpunim të thellohet më tej gjatë mandatit të z. Schübel”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit