Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen për një mandat të ri pesëvjeçar.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare, duke bërë të ditur se Kuvendi, në legjislaturën e njëmbëdhjetë, do t’i shqyrtojë ato me seriozitet dhe do të kërkojë llogari nga institucionet për zbatimin e rekomandimeve.

Ajo ka nënvizuar se qytetarët kanë të drejtë të informohen për mënyrën se si shpenzohen paratë publike, duke e cilësuar llogaridhënien si detyrim institucional dhe parim themelor të sundimit të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit