3.8 C
New York
Friday, November 13, 2026

Buy now

Haxhiu pranon dekretin e Ligjit për Byronë nga presidentja Shiroka-Pula: Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Dekreti është pranuar dy javë pasi ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa me këtë zhvillim, sipas Haxhiut, procesi po kalon në fazën e zbatimit.

Përmes një deklarimi, ajo ka theksuar se çdo person që ushtron funksion publik duhet të dëshmojë se pasuria e tij ka burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e themelimit të Byrosë, duke theksuar se efektet konkrete të ligjit do të jenë vendimtare në vlerësimin e tij nga qytetarët.

“Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka përfunduar Haxhiu./lajmi.net/

Të ngjashme

Të fundit