18.9 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Haxhiu për Kurtin dhe Vitinë: Për ta mbuluar dështimin e tyre kanë sjellë në Kuvend një Projektligj të dobët

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia ka rikujtuar Albin Kurtit dhe Arben Vitisë premtimin që e kanë për sigurimet shëndetësore.

Haxhiu ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar për implementimin e këtij premtimi, Kurti dhe Vitia tanimë po sjellin në Kuvend një Projektligj për sigurime shëndetësore të dobët.

Haxhiu tutje thotë se Qeveria duhet ta tërheq këtë projektligj.

Njoftimi i plotë:

Kurti dhe Vitia premtuan se brenda dy viteve të qeverisjes do të funksionalizohen Sigurime Shëndetësore.
Ky premtim nuk u realizua.
Prandaj Kurti dhe Vitia për ta mbuluar dështimin e tyre në implementim të sigurimeve shëndetësore , në fund të mandati kanë sjellë në Kuvend një Projektligj të dobët për sigurimet shëndetësore.

Në Kuvend nesër në Komisionin Për Shëndetësi do të shqyrtohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Duke e njohur mirë këtë proces edhe si materie konkludoj me përgjegjësi se shumë më i mirë është Ligjit Nr.04/L-249 Për Sigurimin Shëndetësor që është në fuqi nga viti 2014 se sa ky Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor që është propozuar nga Qeveria.

Ky Projektligj që është sjellur në Kuvend është i mangët, i dobët dhe konfuz.

Mendimi im është qe Qeveria duhet ta tërheq këtë projektligj, t’i amandamentoj dy nenet për TVSH-në në ligjin që është në fuqi dhe të punoj për funksionalizim dhe implementim të sigurimeve shëndetësore.

Kanë mbetur edhe tre muaj punë të Kuvendit të Kosovës dhe ky Projektligj për Sigurimet Shëndetësore me shumë konfuzitet, paqartësi, dualizma, pabarazi, vështirë se do të merr votat e Kuvendit.
Për me keq kështu si është shkruar vështirë të jetë i implementueshëm.

Komisioni Parlamentar Për Shëndetësi duhet ta kthejë në Qeveri, Projektligjin Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me arseytimin se është Draft i dobët dhe nuk mund të implemtohet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit