11.2 C
New York
Friday, March 27, 2026

Buy now

Haxhiu- Kurtit: Prite me tepih të kuq një kryeministër që përndjek ushtarët e UÇK-së

- Advertisement -

Haxhiu ka theksuar se Kurti ka shtruar tepihun e kuq për kryeministrin maqedonas, i cili, sipas tij, vazhdon të përndjekë dhe arrestojë ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë të “hipokrizisë dhe tradhtisë” nga ana e Kurtit.Në anën tjetër, Haxhiu ka theksuar se Kurti ka anashkaluar rëndësinë e mbledhjes tradicionale të qeverive shqiptare, duke përçmuar kryeministrin e Shqipërisë.

Deputeti i PDK-së ka shprehur indinjatën për këtë trajtim të dyfishtë dhe ka akuzuar Kurtin për një politikë të dëmshme dhe të dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.“Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka përfunduar Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit