16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Haxhiu-Kurtit: Deputetët e tu po palojnë pare nën tepih, populli po varfërohet e Trusti refuzohet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të deklarohet lidhur me vjedhjen e 50 mijë eurove të deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë Kurtit se deputetët e tij po palojnë pare nën tepih e populli po varfërohet e Trusti refuzohet.

Haxhiu ka thënë se po të ishte Kurti në pushtet, përpos që do të kërkonte dorëheqjen e këtyre zyrtarëve por edhe po të mos arrestoheshin, do të organizonte protesta “Me hajna me hajna, nuk ka Shtet!”

Postimi i plotë:

Albin prononcohu …
A e ke kuptu se deputetët e t’u po palojnë pare nën tepih, ndërsa populli po varfërohet e Trusti refuzohet.

• Deputet me nga 50 mijë euro nën tepih të padeklaruara;
• Ambasador me 600 mijë në llogari e para e kompani të padeklaruar;
• Korrupsioni në ministri, 20 mijë tani 10 mijë ma vonë;

Prononcohu Albin …
Po të ishe në opozitë këtyre zyrtarëve jo vetëm që do ua kërkoje dorëheqjen, por edhe po mos të arrestoheshin do organizoje protesta: “Me hajna me hajna, nuk ka Shtet!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit