Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë jehonë një përurimit të disa ‘rinovimeve’ sot në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Madje në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Megjithatë e vërteta është se janë renovuar vetëm hapësirat pritëse dhe sporteli i kësaj klinike. Ndaj kësaj reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili thotë se: ”pa fije turpi bën fushatë duke përuruar një gjysëm koridor në Klinikën e Radiologjisë”.
Postimi i plotë:
Kurti po i mbyllë sytë para korrupsionit të vazhdueshëm në shëndetësi, para tenderomanisë, dhe pa fije turpi bën fushatë duke përuruar një gjysëm koridor në Klinikën e Radiologjisë, vetëm për të mbuluar dështimet né këtë sektor.
Ai merret vetëm me fasadat po asnjëherë me zgjidhjen e problemeve në shëndetësi e cila po qelbet nga keqmenxhimi.