Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe pritjen gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se takimet e zhvilluara në mbarë vendin kanë sjellë mesazhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Haxhiu ka thënë se qytetarët me votën e tyre më 7 qershor do t’i thonë “stop krizës” dhe do t’i hapin rrugë ndryshimit.
“Koha dhe historia jonë politike po e dëshmon: është Partia Demokratike e Kosovës ajo që zhvillon, që e ndal regresin. Është koha e fitores së PDK-së”, ka deklaruar ai.
Sipas Haxhiut, PDK-ja synon ta rikthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe ta forcojë pozitën e saj mes partnerëve ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kosovë!
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Kosovës që takuam gjatë këtyre ditëve, për mikpritjen, për gatishmërinë që të na dëgjonit dhe mbështetjen e madhe.
Për diskutimet e shumta se si të ecim tutje që Kosovën ta kthejmë aty ku e ka vendin: mes zhvillimit, mes miqve, që ta bëjmë të respektohet sërish.
Shumë takime gjithandej Kosovës këto ditë, morëm mesazhe dhe mësime që kemi nevojë t’i përsërisim, që Kosovën ta ngrisim në vendin meritorë.
Po i afrohemi të nesërmes, 7 qershorit, ku me votën tuaj do t’i thoni stop krizës, stop mashtrimit dhe t’i prini ndryshimit.
Koha dhe historia jonë politike po e dëshmon: është Partia Demokratike e Kosovës ajo që zhvillon, që e ndalë regresin.
Është koha e fitores së PDK-së.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






