24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haxhiu: Dialogu në Bruksel pa platformë e pa strategji

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu duke folur për takimin në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Kosova në këto takime po shkon pa ndonjë platformë.

“Po vazhdon dialogu i udhëhequr nga qeveria Kurti pa ndonjë platformë e pa ndonjë strategji, duke u bartur nga takimi në takimin tjetër, e duke bërë gabime të njëpasnjëshme në dëm të interesave të Kosovës”, ka theksuar Haxhiu në magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ai ka thënë se ata që dikur kërkonin që dialogu të jetë i kushtëzuar me dhjetëra pika “sot shkojnë në Bruksel takohen me Vuçiqin pa asnjë kusht dhe pa asnjë platformë në një terr të plotë informativ për qytetarët e Kosovës por edhe vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

“Kurti para se të shkonte për Bruksel jo vetëm kësaj radhe por edhe herëve të kaluara do të duhej të kishte një diskutim në Kuvendin e Kosovës për atë  çfarë po dialogohet. ࣿNë Kuvend është bërë debat për dialogun por asnjëherë me iniciativë të kryeministrit”, ka shtuar Haxhiu.

Ai ka thënë se dialogu nuk i përket vetëm një personi, një kryeministri apo një qeverie, por duhet të jetë i të gjithëve, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një shtet që ka bërë masakra në Kosovë dhe që është armik i përbetuar. Sipas Haxhiut nëse dëshirohet paqja me këtë armik, atëherë duhet një bashkërendim i të gjitha partive dhe i shoqërisë civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit