28.7 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Haxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

- Advertisement -

Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus, ka fajësuar opozitën e deritanishme për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ish-opozita nuk ka votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bllokuar procesin.

“Nuk është vendim i mirë i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk e konstituan… Vendimi i tyre që të shkojnë në seancë dhe të mos marrin pjesë në votim, mendoj që është vendim i gabuar.”

”Kam thënë edhe njëherë që ne kemi plot çështje për të cilat mund t’i bëjmë betejat tona, por të bësh betejë për konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit është vendim politikisht i gabuar”, tha ajo.

‘’Bllokimin e kanë filluar opozita: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe e kanë bllokuar votimin sepse çuditërisht edhe e paprecedent ishte kur ata në dy seanca nuk votuan mandatet e tyre’’, tha ajo.

Gjithashtu, Haxhiu është pyetur se a i ka thënë ndonjëherë Albin Kurtit që ta ndërroj emrin e saj prej kandidateje.

Ajo e bindur thotë:

‘’Unë s’isha kurrë problemi, s’ka të bëj me mua’’, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit