5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haxhiu ankohet se Kushtetuesja e PDK-ja ua “ndalën’ reformën në drejtësi

- Advertisement -

Njëri ndër ligjet kryesore të partisë në pushtete, Lëvizjes Vetëvendosje, për “reformën në drejtësi” u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese para disa ditësh.

Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për këtë vendim ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e quajtur “reformën në drejtësi” një ndërmarrje të madhe për të cilën është punuar për tre vite.

“Reforma në drejtësi është një ndërmarrje shumë  madhe për të cilën kemi punuar që tri vite… po ndalen të byroja, pasi pas më shumë se 400 ditëve të trajtim nga Kushtetuesja, ne morëm njoftim nga e njëjta se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë për katër nene të cilat i ka gjet gjykata që nuk janë në përputhje me Kushtetutën ta shpallë të pavlefshëm në tërësinë e tij ligjin. Pra ka pasur raste të ndryshme ku gjykata ka kontestuar disa nene, ndërsa ligjin e ka lënë në fuqi dhe kë kërkuar nga Kuvendi që të bëjnë ndryshimet në raport me ato nene”, ka thënë Haxhiu në “Debat Plus”.

Ajo ka thënë se PDK-ja është duke e kundërshtuar Byronë dhe për këtë e ka dërguar në Kushtetuese, vitin e kaluar, duke theksuar se kundërshtimi i ligjit nuk është vetëm i natyrës juridike, por edhe politike.

“I pari problem që e kemi në këtë drejtim është që për neve është e papranueshme se si Gjykata Kushtetuese të merr më shumë se një vit, pra në shkurt ë viti të kaluar PDK-ja e ka dërguar ligjin dhe tek tani, pra në në fund të muajt qershor të kuptojmë që Byroja është shpallë e pavlefshme.

Tash ti mua po më pyet për argumentet juridike, por unë mund të them që kundërthënia e jonë dhe e opozitës nuk është fare e natyrës juridike, është e natyrë politike. Situata është e qartë, Qeveria, VV-ja insiston që te këtë Byro që do të merre me pasurinë e pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë dhe PDK-ja që insiston që nuk duhet të ketë”, ka shtuar Haxhiu.

Sipas saj, PDK-ja edhe opozitarë të tjerë janë në “siklet” nga ky ligj, pasi kanë “krijuar pasuri të pajustifikueshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit