Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se çështja e presidentit, nëse duan palët, mund të zgjidhet për 24 orë “po ta duan atdheun e shtetin”.
Megjithatë, ai tha se po i duket sikur Lëvizjes Vetëvendosje po i duket e parëndësishme çështja e zgjedhjes së presidentit.
“Me sa e kam kuptu, VV nuk ka kërkuar prej PDK-së se çfarë të bëjë më tutje. Ku e di unë si kanë shkuar rrjedhat brenda subjektit. Me sa e kam parë unë, ata kanë qenë jashtë nëpër takime… Zgjedhja e Presidentit, me aq kuptoj, Vetëvendosjes i duket e parëndësishme sepse është e mjaftueshme në këtë garë e vetme, dhe kërkon po ashtu në një moment të caktuar në fund ta shohë rezultatin, sikurse e kishim me zgjedhjen e kryeparlamentarit”.
“Megjithatë, PDK-ja duhet të dalë me një emër e të thotë se ky është kandidati ynë”, tha Hasani.
Ai tha se LVV-ja duket se është në stres.






