Hasani: Marrëveshja për anëtarësim në Bordin e Paqes, nuk mund të ndryshohet, papjekuri nga deputetët

- Advertisement -

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisonin për Punë të Jashtme, nuk u pëlqeu neni 2, i projektligjit të shkurtër me të cilin do të formalizohej marrëveshja për Bordin e Paqes. Ata, pretenduan se misioni i bordit, duhet të specifikohet, se për cilat konfilkte bëhet fjalë. Anipse vet Shtëpia e Bardhë e kishte zgjëruar (e kishte heqhur specifikimin).

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, në një intervistë për Gazeta Express, tha se kjo nuk mund të bëhet “asnjëherë”, duke e quajtur sjelljen e deputetëve të LVV-së në komisionin parlamentar “papjekuri totale”.

“Kuvendi mund të ndryshojë njëanshëm ligjet e veta, por jo edhe zotimet ndërkombëtare të Kosovës”, thotë ai.

Nëse deputetët kanë vërejtje për përmbajtjen e marrëveshjes, Hasani thotë se sipas standardit ndërkombëtar dhe kushtetues, “duhet ndjekur e njëjta procedurë sipas së cilës është lidhur marrëveshja ose traktati”.

“Kur nuk ekziston pëlqimi i palës tjetër, atëherë çdo përpjekje për ndryshim të traktatit ose marrëveshjes bazë është fyerje ndaj palës tjetër, joseriozitet i palës që ndërmerr atë hap dhe konsiderohet si dalje nga traktati ose marrëveshja, ligjërisht e nënshkruar nga shefi i shtetit të Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e vendit”.

Hasani thotë se Kosova “duhet ta sqarojë me palën amerikane nëse synon daljen nga zotimi për anëtarësim në Bordin e Paqes. Anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk mund të bëhet ndaras nga pranimi i plotë i secilës dispozitë të Kartës së Bordit të Paqes”.

Të ngjashme

Të fundit