Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se i ka kërkuar Albin Kurtit që të bëjë diçka për ish-krerë te UÇK-së.
Por, ai tha se Albin Kurti i ka thënë se duhet të besojmë te drejtësia.
“Kam shku te Albin Kurti i kam tha me shku Bruksel, Uashington e me lobu. Tha duhet me besu te drejtësia, thash ku ka drejtësi evropiane. Thash shtetet kanë interesa, kush ka fuqi bën drejtësi”, ka thënë ai.






