Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK

- Advertisement -

Mentor Beqiri, avokati i Jakup Krasniqit, ka paralajmëruar ndjekjen e procedurave për ta çuar në Gjykatën e shkallës së dytë (Apel).

Beqiri tha se trupi gjykues i ka neglizhuar provat dhe dëshmitarët e mbrojtjes dhe është marrë parasysh vetëm Prokuroria.

Ai theksoi se edhe pse trupi gjykues thekson se janë dënuar individët, kjo siç thotë avokati nuk qëndron.

“Trupi gjykues ka shqiptuar dënime për personat që kanë qenë kryesisht në Drejtorinë Politike, për shkak se e konsiderojnë Drejtorinë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një trupë, si një organet i cili ka autoritet ekskluziv mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Beqiri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Këtu nuk janë gjykuar personat apo individët bazuar në veprimet e tyre, por pozitat që ata kanë bartur. Në këtë rast, ata që kanë pasur përgjegjësi politike janë dënuar me dënime më të larta”, shtoi ai.

Bazuar në vendimin e lexuar nga kryegjyqtari Charles Smith:

Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi, 13 vjet burgim.

Të ngjashme

Të fundit